Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Sh. Kliment Ohridski” – Shkup, sot (7 dhjetor) me ceremoni të përshtatshme do të kremtohet patronit dhe festa shtetërore – Shën Kliment Ohridski dhe 50 vjetori i dhënies në përdorim të objektit të BKU-së “Shën Kliment Ohridski” – Shkup, projektim i arkitektit të shquar maqedonas Petar Muliçkoski. Në ceremoni do të marrin pjesë zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Në ceremoni do të ndahen çertifikata mirënjohjeje për kontribut dhe mbështetje të veçantë për institucionin dhe në pjesën e dytë prof. Dr Mitko Panov do të mbajë predikim për Sh. Kliment Ohridski, pastaj prof. Dr. Minas Bakalçev do të flasë për objektin e BKU “Sh. Kliment Ohridski”, kurse në emër të familjes do të flasë Bojana Muliçkoska për Prof. Petar Muliçkoski.
Ceremonia do të vazhdojë me ndarjen e çmimeve “Biblioteka e vitit” për vitin 2022 dhe “Karta e Klimentit për arritje jetësore” nga Shoqata e Bibliotekave të Maqedonisë, si dhe me ndarjen e çmimeve tradicionale për punëtorët e këtij institucioni. Ekspozitë kushtuar 50-vjetorit të vënies në punë të objektit të ndërtuar për qëllime të posaçme të BKU “Sh. Kliment Ohridski”, si dhe ekspozita me vepra të artistëve të shquar të artit figurativ, në të cilën është prezrntuar Sh. Kliment Ohridski nga koleksioni i Klime Korobar.