Në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb të dielën u mbajt shfaqja muzore-muzikore “Toshe në zemër të Kroacisë”.
Manifestimi u realizua në bashkëpunim me I.N “Shtëpia përkujtimore e Todor Proeskit” nga Krusheva.
Gjatë gjithë ditës qindra qytetarë vizituan ekspozitën muzeore me besimin se kujtimi i Toshe Proeskit do të vazhdojë – njeriu, artisti, këngëtari, zëri që kaloi kufijtë fizikë midis vendeve, që tregoi se vlera e veprimtarisë artistike përmban në vetvete atë fuqi, atë energji krijuese, estetike që nuk mund të kufizohet në një mjedis dhe një kulturë. Në hapjen zyrtare të ekspozitës dhe performancën muzikore morën pjesë përfaqësues të lartë të KOM-it, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të lartë të shtetit dhe pushtetit lokal në Republikën e Kroacisë, si dhe admirues të shumtë të personazhit dhe veprës së Toshe Proeskit.