Për çmimin “Roman i vitit” në garë janë 35 romane

од admin_kult

Në seancën konstituive, komisioni i jurisë për çmimin “Romani i Vitit” për vitin 2023, të ndarë nga Fondacioni për avancimin dhe promovimin e vlerave kulturore “Sllavko Janevski”, konstatoi se në konkursin e sivjetshëm janë paraqitur 35 romane.

Juri-komisioni i përbërë nga: Vllada Urosheviq (laureati i vitit të kaluar dhe kryetar i jurisë), Branko Cvetkoski, Marija Gjorgjieva, Sasho Ognenovski dhe Katerina Bogoeva (përfaqësuese e Fondacionit), konstatoi se janë pranuar vepra nga zhanre të ndryshme dhe se procesi për të zgjedhur punën më të mirë nuk do të jetë aspak i lehtë.

Këtë vit, juri-komisioni do të bëjë edhe disa përzgjedhje të romaneve të pranuara, ndërsa romanet e përzgjedhur do të publikohen. Emri i fituesit duhet të shpallet deri më 15 mars.

Çmimi “Romani i Vitit”, i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë vit do të ndahet për herë të 25 jubilare. Çmimi përbëhet nga një pllakëtë, një statujë origjinale dhe një shumë monetare prej 150.000 denarësh.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе