Paradë tradicionale e maskuar në karnavalin e Vevçanit

од admin_kult

Të maskuar, banorët e Vevçanit do të pasqyrojnë në mënyrë satirike ngjarjet e vitit të kaluar në jetën publike dhe politike, brenda dhe jashtë vendit, duke ruajtur traditën gati 15 shekullore. Besohet se me anë të maskave, pjesëmarrësit largojnë të keqen dhe do të presin Vitin e Ri të pastruar, sipas kalendarit julian, duke dërguar mesazh ndryshimi për zhvillimet negative në shoqëri.

Parada fillon rreth mesditës, nga fillimi i fshatit, duke lëvizur përmes rrugës kryesore në qendër, ku të maskuarit performojnë vallen e “Shën Vasilit”. Viti i Ri, sipas kalendarit julian, do të pritet me mbrëmje me fishekzjarre në qendër të Vevçanit, ndërsa të pranishmit do t’i argëtojnë “Lubojna”, Naum Petreski, orkestra “Vevçani” si dhe Pero Beli dhe Koki Bioritam.

Manifestimi përfundon me vallen tradicionale të “Shën Vasilit” dhe djegien e maskave në qendër të Vevçanit, më 14 janar. Pas 20 viteve, Karnavali i Vevçanit edhe një herë u bë pjesë e Federatës së Qyteteve të Karnavaleve Evropiane vitin e kaluar. Nëpërmjet anëtarësimit në Federatë promovohet karnavali, i cili do të jetë pjesë e disa manifestimeve të karnavaleve dhe në këtë mënyrë promovohet edhe Vevçani edhe vendi.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе