Me mbi 30 manifestime promovuese, nga nesër, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit.
Slogani është “Tregimi lexohet”, qëllimi i të cilit është afrimi i Panairit me të rinjtë dhe përveç aspektit edukativo-kulturor, këtë vit prezantohet edhe një komponent social i përgjegjshëm.
Daniella Gligorovska, menaxhere e Panairit të Shkupit, në konferencë për media njoftoi se Panairi do të jetë i hapur për vizitorë në ora 10:00, ndërsa në ora 13:00 do të mbahet hapja zyrtare, gjatë së cilës do të mbajë fjalim ministrja e Kulturës. Duke qenë se Ministria e Kulturës është patronazh dhe Panairi i Librit është shpallur projekt me interes kombëtar në kulturë.
Orari i punës së Panairit të Librit do të jetë nga ora 10:00 deri në 20:00.