Orkestra Kombëtare e Xhazit hap Festivalin Kroat të Xhazit

од admin_kult

Në skenën e Klubit të Teatrit të Komedisë – Contessa në Zagreb, në mbrëmje (25 tetor) në orën 19:30 do të performojë Orkestra Kombëtare e Xhazit, së bashku me solistë nga rajoni, e cila do të hapë edicionin vjeshtor të “JAZZHR”.

Orkestra Kombëtare e Xhazit do të interpretojë në përbërje të: Trajçe Velëkov, Senad Usein, Aleksandar Zllateski, Jordan Kolevski në bori; Sashko Nikollovski, Filip Bogoevski, Enis Mehmedov, Nikolla Ristevski në trombonë; Borisllav Veselinov, Sllavko Georgiev, Ivan Ivanov, Valentin Vidoviq në saksofon. Në kuadër të Orkestrës do të performojë në kontrabas artisti ynë i shquar i xhazit Martin Xhakonovski-Shpato. Dirigjent i koncertit është maestro Xhian Emin.

Nga rajoni solistët janë Aleksandra Bjeliq – vokal, Mario Boçiq- saksofon, Filip Bullatoviq – piano, Tomazh Gajsht – trumpetë, Alba Nacinoviq – vokal, Janko Novoseliq – bateri.

Përveç kompozimeve të solistëve të përmendur, do të interpretohet nga një kompozim i autorëve tanë Goce Stevkovski dhe Gordan Spasovski, ndërsa solistë do të jenë Gordan Spasovski, Viktor Filipinski, Zoran Kostadinovski dhe saksofonisti Kirill Kuzmanov, të cilët në Festivalin e sivjetmë të xhazit në Shkup mori çmimin për muzikantin më të mirë të xhazit.

Pas koncertit në këtë festival, Orkestra Kombëtare e Xhazit do të performojë në Festivalin e Xhazit të Sarajevës më 6 nëntor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе