Organizuar nga Ministria e Kulturës dhe në kuadër të programit kulturor për shënimin e manifestimit tradicional “Dita e Shenjtorëve Kirili dhe Metodi”, në Vatikan, pasditen e sotme në sallën “Baldini” në Romë, do të mbahet koncerti nga Institucioni Nacional Orkestra e odës së Manastirit, e cila do të performojë si sekstet me solisten Nada Talevska-Spasovska.
Në programin e koncertit për nder të ilumnistëve sllavë ka këngë origjinale maqedonase, ndër të cilat: “Bor sadila moma Evgenija”, “Eleno zerko”, “Jovano Jovanke”, “Nalej, nalej”, përmbledhje me të vjetra, këngë të qytetit për Manastirin, këngë bizantine dhe vepra të tjera nga thesari i pasur muzikor origjinal maqedonas.
Delegacioni shtetëror nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot do të qëndrojë në Romë dhe në Vatikan, ku do të përkulët te varri i Shën Kirilit, në kuadër të manifestimit “Dita e Shenjtorëve Kiril dhe Metodi”. Në delegacionin shtetëror të kryesuar nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, janë edhe zëvendësministri i Kulturës Onur Ali dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës.
Sipas rendit të ditës, delegacioni shtetëror sot pasdite do të marrë pjesë në koncertin e artistëve maqedonas.
Tradicionalisht, programi i veprimtarisë treditore “Dita e Shenjtorëve Kirili dhe Metodi” përfshin një audiencë me Papa Françeskun në Vatikan, një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Imzot Pietro Parolin, lutje në Bazilikë ” San Klemente” në Romë dhe vendosja e kurorës përkujtimore pllaka në gjuhën maqedonase në bazilikën “Santa Maria Magjore”.
Manifestimi “Dita e Shenjtorëve Kirili dhe Metodi” në Romë në vitet e kaluara është shndërruar në festë që kremton misionin e vëllezërve të shenjtë, veprimtaria humanitare e të cilëve la gjurmë të qëndrueshme në historinë e Evropës. Kjo ngjarje është një lidhje e fortë në promovimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Republikës së Italisë dhe Selisë së Shenjtë.
Adhurimi i Varrit të Shën Kirilit në Bazilikën e San Klemente në Romë u organizua për herë të parë në vitin 1969 për 1100-vjetorin e vdekjes së Shën Kirilit dhe që atëherë ai përkujtohet çdo vit më 24 maj me nderimet më të larta nga një delegacion kishtar-shtetëror.