Një nga shfaqjet më të preferuara të publikut maqedonas, opera “La Traviata” e Xhuzepe Verdit, do të shfaqet në mbrëmje në skenën e Operës dhe Baletit Nacional me fillim nga ora 20:00.
Dirigjente është Bisera Çadllovska, regjia është e regjisores së njohur gjermane Verena Shtojber, skenografe dhe kostumografe Sofia Shnajder (Gjermani), koreografe Sasha Evtimova.
Do të interpretojnë Nade Talevska, Bllagoj Nacoski, Marjan Jovanoski, Marika Popoviq, Aleksandra Llazarovska- Vasilevski, Vasko Zdravkov, Dragan Ampov, Dejan Stoev, Borko Bixhovski, Igor Ginovski, Tihomir Jakimovski, orkestra, kori dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.