Opera dhe Baleti Kombëtar do të hapë sezonin e ri me shfaqjen e kantatës së fuqishme dhe emocionuese skenike “Karmina burana” të kompozitorit gjerman Karl Orff sonte në orën 20:00. OBK njofton se biletat për shfaqjen tashmë janë shitur.
Dirigjent do të jetë Ivan Eminoviq. Koreograf dhe libreto Khan Arslan, skenograf Miodrag Tabaçki (Serbi), kostumografe – opera Elena Donçeva, kostumografe – balet: Gizem Betil (Turqi)… Solistët e operës interpretojnë: Nade Talevska, Bllagoj Nacoski, Denis Dimoski, si dhe solistët e baletit Maria Kiçevska Shokarovska, Ivana Kocevska, Hristina Nacevska, Natasha Trendafillova Gicev, Francisco Jimenez Ruiz (Spanjë), Balazs Lochei (Hungari). Interpretojnë: kori, orkestra dhe baleti i Operës dhe Baletit Kombëtar.
Nëntori në Operën dhe Baletin Kombëtar do t’i kushtohet përkujtimit të 100-vjetorit të vdekjes së kompozitorit italian Giacomo Puccini. “Bohemia” shpallet më 8 nëntor, “Madame Butterfly” më 16 nëntor, “Tosca” më 23 nëntor dhe “Turandot” është planifikuar për 29 nëntor. Shfaqjet do të jenë me dirigjentë dhe këngëtarë të huaj.
Informacionet për shfaqjet në nëntor dhe biletat janë të disponueshme në ueb faqen www.operabalet.mk.