Në edicionin e 24-të të Offest do të paraqiten artistë të shquar nga tetë vende të botës, në ndoshta programin më të fuqishëm të viteve të fundit. Ylli i festivalit, pa dyshim, është këngëtarja e famshme Maria Joao. Pas Lisbonës, Offest është premiera e parë koncertale evropiane e projektit të saj të ri magjik – Abundância. Krahas Joao, në program marrin pjesë edhe disa yje të mëdhenj të ashtuquajturës muzikë botërore, si Canzoniere Grecanico Salentino, Kimmo Pohjonen, Vieux Farka Touré dhe artisti ynë Dragan Dautovski.
Festivali do të mbahet në Operën dhe Baletin Nacional dhe në QKM.