“Muzeu në shkollë, shkolla në muze” titullohet projekti edukativ i Galerisë kombëtare, i cili është pjesë e programit vjetor për këtë vit. Në kuadër të projektit, punonjësit e galerisë mbajtën ligjëratë para nxënësve për jetën dhe veprën e njërit prej përfaqësuesve të mëdhenj të artit modern maqedonas, veprat e të cilit janë pjesë e koleksionit të Galerisë kombëtare.
Në shkollën e mesme “Kole Nedellkovski” në Veles, falë mësueses së artit Pavlina Jovanovska, para një grupi nxënësish, pedagogu i artit Aco Tanevski nga Galeria kombëtare foli për jetën dhe veprën e Dimitar Andonov-Papradishki (1859- 1954), piktori i parë në vendin tonë që filloi të merret me pikturën profane.
Gjatë kësaj vizite, Galeria kombëtare shfrytëzon rastin të konfirmojë përgjegjësinë e saj shoqërore, të prezantojë katalogë dhe botime monografike nga veprimtaria e saj botuese dhe të pasurojë koleksionin e fondit bibliotekar të shkollës së mesme “Kole Nedellkovski”.