Nova Gorica dhe Kemnici marrin titullin e kryeqyteteve të Kulturës Evropiane për vitin 2025

од admin_kult

Me fillimin e vitit të ri, qyteti slloven Nova Gorica dhe ai gjerman  Kemnic morën titullin e kryeqyteteve të Kulturës Evropiane për vitin 2025, që do të thotë se në 12 muajt e ardhshëm do të presin disa ngjarje kulturore, ekspozita dhe shfaqje që do të nxjerrë në pah pasurinë e përbashkët të kulturave evropiane.

Siç njoftoi sot Komisioni Evropian, një dimension shtesë këtyre aktiviteteve do t’i shtojë edhe fakti që këtë vit bëhen 40 vjet nga fillimi i nismës për shpalljen e kryeqyteteve të Kulturës Evropiane.

Inaugurimi zyrtar i Kemnicit si kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2025 do të bëhet më 18 janar kurse i Nova Goricës më 8 shkurt.

Nova Gorica, si bartëse e titullit, synon të rritet së bashku me qytetin fqinj kufitar italian, Gorica, duke u bërë një “kryeqytet evropian i kulturës pa kufij”. Në këtë mënyrë, sipas njoftimeve, koncepti i kufijve do të mund të eksplorohet nga dimensione të shumta duke përdorur mjete kulturore dhe artistike.

Ndërkohë, Kemnici do të festojë titullin e tij Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2025 nën moton “Shiko të padukshmen” dhe synon të forcojë rolin e shoqërisë civile përmes projekteve kulturore dhe të ndërtojë rrjet të “krijuesve të demokracisë evropiane”.

Në njohje të cilësisë së përgatitjeve të tyre për festimin e titullit Kryeqytet i Kulturës Evropiane, Komisioni Evropian ka vendosur t’i ndajë Nova Goricës dhe Kemnic çmimin “Melina Mercuri”, vlera monetare e të cilit është 1.5 milionë euro dhe financohet në kuadër të kuadër të programit “Evropa Kreative”.

Sipas KE-së, titulli Kryeqytet i Kulturës Evropiane u mundëson qyteteve që e mbajnë atë të përforcojnë zhvillimin e tyre lokal dhe rajonal përmes kulturës dhe u siguron atyre përfitime afatgjata kulturore, ekonomike dhe sociale, si për veten e tyre ashtu edhe për rajonet përreth.

Ndryshe, titullin kryeqytet i Kulturës Evropiane në vitin 2028 do ta mbajë Shkupi, së bashku me qytetin francez Burzh dhe qytetin çek Çeske Budejovice.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе