Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov sot (4 korrik) në ora 11:00 do të bëjë vizitë pune në lokalitetin arkeologjik/fshati neolitik “Tumba Maxhari” në komunën e Gazi Babës.
Në këtë vend të rëndësishëm, gjatë gërmimeve arkeologjike aktuale, arkeologët gjetën gjetje të vlefshme që do t’i prezantohen ekipeve të shtypit.
Në vizitë do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, drejtoresha e Muzeut Arkeologjik, Sllavica Babamova, si dhe anëtarët e ekipit të ekspertëve nën udhëheqjen e të cilit është kryer hulumtimi.
Janë planifikuar deklarata për media.