Në bazë të nenit 70 të Ligjit për Kulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/2010, 47/2011, 51/2011, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), institucionet nacionale në qershor të vitit aktual për vitin pasardhës dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës draft-program vjetor për punën e institucionit.
Në draft-programin vjetor jepen mjetet e nevojshme për aktivitetet programore, shpenzimet operative të institucionit, pagat dhe kompensimet e tjera për punonjësit dhe për bashkëpunëtorët e jashtëm që do të angazhohen për realizimin e programit, shpenzimet materiale dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e investimeve, për sigurim, përshtatje dhe prokurim të pajisjeve për institucionin.
Draft-programi vjetor përmban projekte me specifikim të shpenzimeve sipas qëllimeve dhe aktiviteteve.
Formulari për draft-programin vjetor dhe formularët për projektet individuale sipas aktiviteteve të veçanta duhet të shkarkohen nga ueb faqja e Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk), të plotësohen në mënyrë elektronike duke vendosur të dhënat në vendin e shënuar dhe të verifikohen me vulën e institucionit dhe nënshkrimin e personit të autorizuar. Për çdo projekt individual plotësohet formular i veçantë nga aktiviteti përkatës.
Formularëve të plotësuar duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e kërkuara, të përmendura në çdo formular individual nga aktiviteti përkatës.
Formularët mund të dorëzohen edhe me dokumente/materiale të tjera për shpjegime të mëtejshme të projekteve që institucioni i sheh të nevojshme t’i dorëzojë. Dokumentet/materialet e dorëzuara me formularët, nuk kthehen.
Për çdo informacion shtesë në lidhje me formularët, mund të kontaktoni Ministrinë e Kulturës, në njësinë përkatëse.
Theksojmë se formularët e plotësuar dhe të paplotësuar nuk do të merren parasysh- pa dokumente të bashkangjitura.
MINISTRIA E KULTURËS