Një varg nga një poezi e Lidija Dimkovska është motoja e sivjetme e “Traduki” në Panairin e Librit në Lajpcig

од admin_kult

Një varg nga një poezi e shkrimtares Lidija Dimkovska është motoja e sivjetme për prezantimin e Rrjetit Evropian të Përkthimit dhe Librit “Traduki” në Panairin e Librit në Lajpcig që po vazhdon.

Siç njoftoi autorja, bëhet fjalë për vargun “gjuha, pasaporta dhe dy-tri fotografi” nga poezia “Toka që shpërbëhet” nga përmbledhja poetike e Dimkovskës “Gjendja kufitare”, për të cilin ajo mori çmimin “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2021, ndërsa vitin e ardhshëm do të botohet edhe në gjermanisht në përkthim të Aleklsander Zicmen.

Në revistën austriake “Lichtungen” kushtuar letërsisë bashkëkohore maqedonase së fundmi është botuar poezia “Toka që shpërbëhet”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе