Me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori, dhe kryesia e Republikës Çke me BE-në, nga sot deri më 9 shtator në Pragë do të mbahet manifestimi „Ditët e kulturës maqedonase në Çeki“, ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska- Stojçevska.
Ministrja e Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pragë, përgaditi program interesant, ku para publikut kulturor çek dhe evropian do të prezantojë të rinj, autor dhe artist reproduktiv por edhe të dëshmuar nga Maqedonia e Veriut.
Manifestimi do të hapet sonte me fillimin e Revistës treditore të filmave maqedonas që do të mbahet në „Edison film-hab“ në Pragë. Do të shfaqen tre filma të shkurtër: „Ngjitëse“ nga Georgi Unkovski, „Gjarpër“ nga Andrej I. Vollkashin dhe „Poli Veriut“ nga Marija Apçevska, si dhe katër filma të gjatë: „Homo“ nga Igor Ivanov, „Zoti ekziston, emri i saj është Petrunija“ nga Teona S. Mitevska, „Shelgu“ nga Milço Mançevski dhe „Motra“ nga Dina Duma.
Përveç shfaqjes së pjesës nga arti filmik më i ri maqedonas që korr sukses ndërkombëtar, mbrëmjen e nesërme do të mbajë koncert orkestri Kamertal nga Manastiri, që ekziston disa dekada dhe në mënyrë aktive i promovon autorët dhe artistët maqedonas në suaza ndërkombëtare. Me orkestrin Kamertal, që do të performojë muzikë vendase dhe të njohur, do të performojnë edhe solistët me karierë ndërkombëtare- Vllatko Stefanovski dhe Tamara Todevska. Para koncertit, të pranishmit do t’i përshëndesë ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska.
Të premten, në teatrin prestigjioz „Divadlo Apollo“, do të performohet shfaqja „Antitrup“, vepër autori nga studentët e Fakultetit të arteve dramatike-Shkup, nën mentorimin e prof. Zoja Buzallkovska. Shfaqja, përmes formatit teatror dokumentar, shfaq histori të vërteta nga jeta e studentëve të aktrimit të miqve dhe të njohurve tyre të ngushtë, që kanë ndodhur në të kaluarën, ndërsa pasojat dalin në sipërfaqe gjatë kohës së pandemisë.
Në suaza të qëndrimit në Pragë, ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska nesër pasdite do të takohet me zëvendës ministrin e Kulturës të Republikës Çeke, Ondrzhej Hrast, ndërsa gjatë ditës do të realizojë takim pune edhe me kryetarin e komitetit të parlamentit për çështje evropiane,Petr Bejtll, si dhe me ministrin e BE-së në Çeki, Mikullash Bek.
Më 9 shtator ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska, në Ambasadën maqedonase në Pragë, do të takohet me studentë nga vendi që studjojnë në Çeki, duke i mbështetur ambiciet dhe interesat e tyre, si eksperiencë pozitive që kemi me Çekinë në fushën e arsimit, veçanërisht në fushën e filmit.
Me këtë manifestim Maqedonia e Veriut evazhdon praktikën e afirmimit të kulturës maqedonase në vende ku vëmendja është në politikën e jashtme të vendit, vende udhëheqëse të BE-së, vende me të cilat shënohen përvjetore nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, vende nga rajoni, vende me të cilat nënshkruhen ose ripërtërihen marrëveshje bilaterale ose, në qytetet – kryeqytete evropiane të kulturës.