Nënshkruhen  kontratat për investime kapitale në kulturë dhe turizëm të dedikuara për njësitë e vetëqeverisjes lokale

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, mori pjesë në nënshkrimin e kontratave me njësitë e vetëqeverisjes lokale të cilat aplikuan në thirrjen publike të Qeverisë dhe morën mjete nga projekti për infrastrukturë dhe projekte kapitale për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

– Fjala është për projekte në katër komuna: Gazi Babë, Radovish, Pehçevë dhe Gjevgjeli, në të cilat me rreth 2 milionë euro   (199. 460.590,00 denarë) do të mbështeten, gjgjësisht do të realizohen pesë investime kapitale.  Me këto projekte, jo vetëm që do të krijojmë hapësira të reja për kulturë dhe ndërveprim social, por edhe do ta forcojmë zhvillimin e ardhshëm të komunave tona – tha ministri Zoran Ljutkov.

Me fondet e siguruara do të nisë zbatimi i disa nismave kyçe që do të përmirësojnë infrastrukturën, por edhe jetën kulturore të komunave.

Në Gazi Babë do të punohet në projektin për rikonstruksionin dhe sanimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “11 Tetori”, hapësirë ​​ku do të zhvillohen ngjarje kulturore, shfaqje teatrore dhe ekspozita.  Në Radovish, Shtëpia e mallrave do të ripërshtatet në qendër multifunksionale me eksponate muzeore.  Në Pehçevë, objekti ekzistues i PK-së nr. 985/2 do të shndërrohet në Qendër të Vizitorëve – qendër informacioni turistik. Është një projekt që është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit në rajon. Në Gjevgjeli, nga ana tjetër, do të realizohen dy projekte,  edhe atë: projekti për konservimin, restaurimin dhe rindërtimin e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër dhe projekti për rregullimin e parterit dhe zëvendësimin e plotë të instalimit nëntokësor në rrugën ”Bran Petrushev” dhe “7 Nëntori” (Çarshia e vjetër) në Gjevgjeli.

– Uroj realizim të suksesshëm të projekteve dhe  ende më shumë investime të tilla kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale në periudhën në vijim – shtoi Ljutkov.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе