Me leximin poetik “Urat” dhe me ndarjen e çmimeve “Kurora e Artë”, “Vllezërit Miladinovci” dhe “Urat e Strugës”, përfundoi edicioni i 61-të i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet Strugane të poezisë”.
Mbyllja ceremoniale e manifestimit, këtë vit u mbajt tradicionalisht në Urën e Poezisë.
Laureati i këtij viti, poeti japonez Shuntaro Tanikava, nuk mori pjesë në festival për shkak të moshës së shtyrë, dhe në emër të tij çmimin e mori djali i tij, kompozitori dhe pianisti i shquar japonez Kensaku Tanikava.
Çmimi “Vllezërit Miladinovci” për vitin 2022, për librin më të mirë poetik ndërmjet dy edicioneve festivalore të “Mbrëmjeve të poezisë në Strugë” iu dorëzua poetit dhe përkthyesit letrar maqedonas Zoran Ançevski për përmbledhjen “Busullat e hutuara”.
Çmimi “Urat e Strugës” i ndarë nga UNESCO dhe “Mbrëmjet strugane të poezisë” për poetin më të mirë debutues, iu dorëzua poetit italian Gerardo Mazuço.
Festivali tradicionalisht do të mbyllet me lexim poetik në Shkup, i cili do të mbahet sot në “Hamamin e Daut pashës” me fillim nga ora 20:30.