Sot (3 dhjetor), me rastin e Ditës botërore të personave me aftësi të kufizuara, nga ora 19:00 në Teatrin Kombëtarë të Maqedonisë do të luhet shfaqja inkluzive e vallëzimit të dhjetëvjetorit “Mjuzikëll”.
Me këtë performancë, studioja inkluzive e vallëzimit “Densers Junajted” feston 10 vjet të shfaqjeve inkluzive të vallëzimit ku të gjithë valltaret e studios së vallëzimit festojnë diversitetin përmes vallëzimit, muzikës dhe artit.
Më shumë se 200 valltarë të moshave të ndryshme do të marrin pjesë në shfaqjen e punuar me skenar dhe regji nga Sara Koçan, të cilët do të tregojnë dhe dëshmojnë edhe një herë me performancat e tyre se vallëzimi është një gjuhë universale që bashkon të gjithë pa dallim gjinie, moshe dhe aftësish.
Performanca inkluzive realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.