Më 12 tetor, me fillim nga ora 20:00, do të hapet ekspozita “Gjurma e jo-materiales” nga Sofia Grabuloska në skenën e teatrit në Qendrën e Kulturës Vëllezërit Miladinov në Strugë.
Projekti “Gjurma e jo-materiales” eksploron kryqëzimin midis artit tradicional dhe atij digjital, duke paraqitur tetë vizatime abstrakte në shkallë të gjerë në një skenë teatri.
Sofia Grabuloska (1981, Prilep, Maqedoni) ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup, ku ka magjistruar në skulpturë dhe printim 3D. Gjatë karrierës së saj artistike ka marrë pjesë në ekspozita të shumta brenda dhe jashtë vendit, përkatësisht në Gjermani, Itali, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, SHBA dhe Kroaci.