Në ambientet e Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë, mbrëmë (21 tetor) para publikut të madh në Zagreb është hapur ekspozita e piktorit akademik Robert Cvetkovski dhe është mbajtur koncert i dyshes “Denicia”.
Ekspozitën e piktorit akademik Robert Cvetkovski e hapi drejtoresha e QKI-së të Maqedonisë, Mimi Gjorgoska- Ilievska, e cila ndër të tjera theksoi se përmes kombinimit specifik të teksturës, materialit, ngjyrës dhe simboleve, Cvetkovski e paraqet jetën e përditshme, dhe në të njëjtën kohë gjurmon shenjat e përhershme që ndërthuren nëpër kohë.
Piktura e tij mund të karakterizohet si pikturë abstrakte jo-figurative, me sintezë ekspresiviteti dhe reflektimi të thellë të shfaqur përmes disa shenjave dhe simboleve të fragmentuara, të reduktuara në mënyrë asociative.
Dyshja “Denicia” performuan me vepra për kitarë klasike të kompozitorëve të njohur maqedonas, Pande Shahov, Ana Pandevska, Darija Andovska, Angell Spiroski, Vanja Nikolovski-Gjumar dhe Filip Ivanov, të cilat u interpretuan nga Anastasia Mileska dhe Aleksandar Andrijevski, si dhe një premierë kroate e këtyre kompozimeve.