Në QIK Sofje do të mbahet “Mbrëmja e suitave dhe fantazive maqedonase”

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Sofje sonte (20 nëntor) me fillim nga ora 18:30 do të mbahet manifestimi “Mbrëmja e suitave dhe fantazive maqedonase” nga Lupço Koskarov (trumpetë) dhe Darko Marinovski (piano). Profesionistët dhe pedagogët maqedonas do të prezantojnë suita dhe fantazi, kompozime nga Lupço Koskarov, të krijuara mbi bazën e folklorit maqedonas. Manifestimi do të mbahet në prani të akademikut dhe ambasadorit nderi të paqes dr. Zoran Pejkovski – drejtori i ri i Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Sofje. Në program janë veprat Nalej, Nalej – Suitë, Çiflikot – Fantazi, Suitë Maqedonase – Suitë, Tikvesh Marsh – Suitë, Dafino – Fantazi, Despina – Fantazi, Variacione Virtuoze – Fantazi.

Lupço Koskarov ka realizuar një numër të madh të performancave dhe projekteve muzikore pothuajse në të gjitha zhanret muzikore: klasike, xhaz dhe pop, në skenën ndërkombëtare dhe vendore. Në skenën e festivaleve vendase ai është i ftuar i rregullt në të gjitha festivalet e rëndësishme. Prej vitit 2010 punon si profesor në IU Europa Prima në Shkup, ku në vitin 2018 u zgjodh në titullin profesor i rregullt ndërsa në vitin 2019 u zgjodh dekan i Fakultetit të Muzikës në të njëjtin universitet, detyrë që ai qëndron deri më sot.

Pianisti Darko Marinovski (Shkup, 1974) diplomoi në FAM në Shkup (klasa e prof. Boris Romanov) studimet master i kreu në të njëjtin institucion nën mentorimin e prof. Jasmina Çakar. Nga viti 2013 punon si mësues piano dhe kujdestar në QSHSHMB “Ilija Nikolovski – Luj” në Shkup. Në janar 2009 zgjidhet Dekan i Fakultetit të Muzikës së Aplikuar në Universitetin e Arteve Audiovizuale IU Europa Prima, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2017. Në vitin 2016 u zgjodh profesor i rregullt në IU Europa Prima. Biografia e pasur koncertale e Darko Marinovskit përfshin shfaqje të shumta dhe bashkëpunime artistike me artistë të njohur muzikorë, në podiumet e koncerteve dhe festivaleve në këtë vend dhe përtej kufijve të tij (Romë, Paris, Uashington). Autor i muzikës së aplikuar për disa filma të shkurtër, muzikës për shfaqjen teatrore “Kosara” nga Zagorka Po Antovska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе