Në organizim të Qendrsë Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Tiranë, është hapur ekspozita e pavarur e skulptorit Xhelil Rufati. Të pranishmit përshëndeti edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Luftim Spahiu.
Me organizimin e ekspozitës, regjisorja Emilia Popivoda i lejoi vizitorët të hyjnë në botën e Rufatit, ku imagjinata takohet me realitetin dhe emocionet gjejnë shprehje në forma të palëvizshme, por jashtëzakonisht të fuqishme dhe ku secili mund të gjejë diçka që rezonon me përvojën, ëndrrat dhe ndjenjat e tyre personale, theksojnë nga ambasada maqedonase në Tiranë.
Rufati deri më tani ka mbajtur disa ekspozita në SHBA, Francë dhe Gjermani, si dhe në rajonin e Ballkanit ndërsa ka qenë pjesëmarrës në disa koloni dhe seminare.