Në panairin e librit në Stamboll u prezantuan vepra të përkthyera nga turqishtja në maqedonisht dhe shqip

од admin_kult

Veprat e përkthyera nga turqishtja në maqedonisht dhe shqip u prezantuan në panairin ndërkombëtar të librit në Stamboll. Organizator i stendës së Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut ishte shtëpia botuese “Shkupi” dhe drejtori i saj Azam Dauti. Panairi mbahet nga data 25 tetor deri më 5 nëntor.

Siç njoftuan organizatorët, veprat që janë përkthyer nga turqishtja në maqedonisht nga disa botues, i prezantuan Nenad Batkoski, kryeredaktor i Shtëpisë Botuese “Bata Press” dhe prof. Dr Ali Pajaziti, i cili prezantoi punimet e botuara nga shtëpitë botuese “Logos A” dhe “Shkupi”. Në emër të organizatorit, promovimin e udhëhoqi Sabit Shabani.

Ramadan Ramadani, drejtor i Qendrës Kulturore të vendit tonë në Stamboll, theksoi se bashkëpunimi kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është në rritje të vazhdueshme, e veçanërisht, siç tha ai, bashkëpunimi në botimin e veprave të autorëve turq në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Në prezantim morën pjesë edhe Nizar Kara, koordinatori kryesor për bashkëpunim me botuesit e huaj të projektit TEDA (për përkthimin e letërsisë turke në gjuhë të huaj) nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe Mehmed Sert, përgjegjës për prezantimin e TEDA-s në panairin e librit në Stamboll.

Atyre iu ndanë pllakat në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për zhvillimin e bashkëpunimit në botimin e një numri të madh veprash të letërsisë klasike dhe bashkëkohore turke. Çmimet iu dhanë nga shkrimtari, prof. Aleksandar Prokopiev, i cili përfaqësoi shtëpinë botuese “Prozart” në panair dhe Adnan Ismaili, drejtor i “Logos A”.

Promovimi u ndoq edhe nga televizioni i njohur turk “Tek Rumeli”, i cili përgatit emision special për këtë eveniment. Në panair do të flasin shkrimtarët Darko Leshoski dhe Vlladimir Ilievski, në kuadër të panelit për ndikimin e turqishtes në gjuhën maqedonase.

Më shumë se 800 botues turq dhe të huaj marrin pjesë në panairin e librit në Stamboll dhe pritet që numri i vizitorëve të kalojë 1 milion këtë vit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе