Me koncertin e solisteve Linda Hedlund, violiniste nga Finlanda dhe Antonio di Cristofano, pianist nga Italia, të shoqëruar nga Orkestra e Odës së Manastirit, në mbrëmje nis edicioni i ri i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Interfest”.
Në koncertin e sotëm, i cili do të mbahet në skenën e madhe teatrore “Bllagoj Stefanovski”, do të interpretohen vepra të Bach, Leclerc dhe Chopin, njoftuan organizatorët e “Interfest”.
– Artistët nga Spanja, Irani, Italia, Finlanda, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Zvicra, Franca, Maqedonia dhe Austria do të performojnë në Manastir deri më 11 tetor, të cilin do ta prezantojnë virtuozët simfonikë të Vjenës Claudia Keffer Gindlhumer – oboe, Rudolf Gindlhumer – flaut dhe Karl Eichinger – piano, tha për MIA-n Milica Shperovic-Ribarski, drejtore artistike e “Interfest”.
Gjatë festivalit, i ftuari Bertrand Giraud do të mbajë një master klasë për piano.