Nën moton “Arti i traditës”, nga sot, më 19 korrik, në Manastir fillon edicioni i 54-të i festivalit “Ditët e Ilindenit”.
Në festivalin që do të zgjasë 13 ditë do të marrin pjesë mbi 1200 valltarë nga Maqedonia, Rumania, Bolivia, Koreja e Jugut, Qiproja Veriore, Meksika, Turqia, Serbia dhe SHBA. Programi do të përfshijë punëtori për fëmijë, ekspozita, simpozium profesional, panair libri në bashkëpunim me “Shtëpia e librit” nga Manastiri, koncerte nga SHKA “Ilinden”, Etnokamp i Maqedonisë në bashkëpunim me Rininë Muzikore, koncert i “Tanec” me titullin “Valle nëpër atdhe”, promovim i “Monografisë së veshjeve popullore maqedonase” si dhe manifestimeve tradicionale “Jehona e rrugëve”, “Shëtitja folklorike nëpër botë”, “Mbrëmja e muzikës dhe valleve tradicionale”, “Në mesditë përreth Pazarit dhe rrugicës së Shirokut”. Këtë vit karvani i festivalit do të mbahet në komunat Novaci, Mogillë dhe Demir Hisar.
Festivali do të fillojë me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Etnografik, i cili këtë vit ka edicionin e tretë dhe do të shfaqë 40 filma.
Organizator i festivalit, i cili organizohet nga Qendra e Kulturës – Manastir, është kryetari i Kuvendit, i cili realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Manastirit.