Në MAB – Shkup hapet ekspozita “Sheqeri i hidhur”, projekt multimedial i Gjorgje Jovanoviq

од admin_kult

Më 19 shtator në ora 20:00 në Muzeun e Artit Bashkëkohor– Shkup do të hapet ekspozita “Sheqeri i hidhur” e artistit maqedonas Gjorgje Jovanoviq. Kuratorët e këtij projekti kompleks multimedial janë Vlladimir Jançevski dhe Bllagoja Varoshanec.

Projekti përbëhet nga dy pjesë, instalim hapësinor dhe video dhe animacione, të dizajnuara si fragmente të realitetit aktual dhe jetës moderne, të cilat përmbajnë shenja, gjendje dhe situata që funksionojnë njëkohësisht në pyetjen e kontekstit lokal, por edhe mundësojnë pastrimin e ndikimeve dhe ndërvarësinë në rrjedhat globale. I konceptuar si “vepër totale arti”, ky projekt, përmes fondit të pasur ikonografik dhe rrjetit kompleks marrëdhëniesh dhe duke ndërthurur disa disiplina artistike (art vizual dhe film eksperimental, animacione dhe muzikë), fokusohet në thellimin e lidhjeve midis këtyre formave të artit, si dhe duke eksploruar mundësitë e krijimit të përmbajtjeve të reja artistike. Përmes këtij projekti, Jovanoviq integron të gjithë praktikën e tij krijuese, e cila përfshin format më të ndryshme të të shprehurit dhe mediave, nga vizatimi dhe instalimi, tek performanca dhe interaktiviteti.

“Projekti përfaqëson sintezë dhe përmirësim të përvojave të avangardës historike, veçanërisht të ndërhyrjeve dadaiste dhe surrealiste, në përpjekje për t’i transformuar dhe përdorur ato në kontekstin bashkëkohor, të ngarkuar me sfidat e (pos)pandemisë politike dhe realitetit teknologjik. Gërshetimi i reales me surealitetin dhe pikat ekstreme të takimit të tyre pasqyrohet edhe nëpërmjet lidhjes së zhanreve të ndryshme. Në instilacionin hapësinor, i cili përbëhet nga një numër i madh imazhesh dhe objektesh, si dhe animacionet që e aktivizojnë atë, Jovanoviq krijon rrjet narrativ shumëdimensional, përmes të cilit protagonistët e shumtë dhe situatat e ndryshme në të cilat gjenden, shndërrohen në nivel tjetër, si imazh total i modernitetit kaotik- thonë kuratoret Jançevski dhe Varoshanec. Videot e animuara janë përmbledhje e tregimeve poetike, humoristike dhe tragjikomike të bazuara në tregime të shkurtra nga disa përfaqësues të gjeneratës së re të shkrimtarëve maqedonas (Rumena Buzharovska, Petar Andonovski, Aleks Bukarski…) si dhe në idetë e Jovanoviqit. Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës kërkimore dhe informative mjedisore “Eko Svest”.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 shkurt 2024.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе