Në Lubjanë për herë të parë do të prezantohen vepra arti nga koleksioni i UNS-së nga Shkupi

од admin_kult

Rreth njëqind vepra arti që janë pjesë e koleksionit të pasur të Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup do të prezantohen për herë të parë në Galerinë Moderne/Muzeu i Artit Bashkëkohor “Metelkova” në Lubjanë, Slloveni, në kuadër të ekspozitës “Endja e botrave: dy kolekcione në bisedë” e paralajmëruar të hapet më 24 prill.

Ekspozita nxjerr në pah vepra nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup dhe Galeria Moderne, Lubjanë, të bëra nga materiale natyrore, si dhe vepra që pasqyrojnë angazhimin e artistëve me natyrën. “Endja e botrave: dy kolekcione në bisedë” fokusohet në emancipimin e medias, duke eksploruar marrëdhëniet midis kulturës dhe natyrës ndërsa trajton në mënyrë kritike çështjet ekologjike të epokës së kapitalocenit.

Ekspozitën do ta udhëheq Ivana Vaseva, Bllagoja Varoshanec, Iva Dimovski, Vlladimir Jançevski dhe Bojana Pishkur dhe është planifikuar të mbyllet më 8 shkurt 2026..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе