Në Kotor, çmimi i shfaqjes më të mirë për “Ronja, vajza e grabitësit”

од admin_kult

Shfaqja e Teatrit për fëmijë dhe të rinj “Ronja, vajza e grabitësit” e Astrid Lindgren fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë në “Festivali i 31-të i Teatrove për Fëmijë të Kotorit”, i cili u zhvillua nga 2 deri më 12 korrik në Kotor.

Shfaqja me regji të Jakub Maksimov, sipas vendimit të jurisë së qytetit të Kotorit, i ndahet  çmimi për “performancë kompakte dhe sinergji të aktorëve, kukullave dhe muzikës”.

Në shfaqje luajnë Matea Jankovska, Nikolla Nakovski, Angela Dimitrova, Miki Ançevski, Petar Stojanov, Katarina Ilievska – Siljanovska.

  “Ronja, vajza e grabitësit” pati premierë vitin e kaluar më 26 dhjetor dhe tashmë në maj fitoi çmimin e parë në “Lojrat Teatrale të Novisadit” në Republikën e Serbisë. Në Novi Sad, kjo shfaqje mori çmimin Grand Pri për shfaqjen më të mirë dhe çmimi për animacionin më të mirë të kukullave i takoi aktores Matea Jankovska për rolin e Ronjës.

Në “Festivalin e 25t Ndërkombëtar të Kukullave Shkëndia e Artë” në Kragujevc të Serbisë, aktorja Matea Jankoska nga “Ronja vajza e grabitësit” mori çmimin për aktrim, ndërsa Lazar Novkov për muzikën më të mirë. Jankovska ka marrë edhe çmimin për aktore të re në FTM “Vojdan Çernodrinski” në Prilep.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе