Në galerinë e lëvizshme do të hapet ekspozita “Himni mes rrënojave” nga Gjorgi Mitrevski

од admin_kult

Në galerinë e lëvizshme/montueshme të Qendrës për arte bashkëkohore – Shkup, në parkun e frankofonisë, më 15 shtator, me fillim nga ora 20:00 do të hapet ekspozita “Himni mes rrënojave” nga Gjorgi Mitrevski.

– Ekspozita “Himni mes rrënojave” kthehet në shprehjen më të vjetër artistike të aktit të përfaqësimit, e njohur nga piktura me vazo të botës antike dhe nuk tregon vetëm erotizmin dhe seksualitetin e trupit, por, sipas shembullit të lashtësisë, paraqet trupin si simbol të bukurisë, fisnikërisë dhe fertilitetit – informojnë organizatorët e ekspozitës. Nga aty ata shtojnë se ambienti i galerisë synon të inkurajojë vizitorët të rishqyrtojnë perceptimin e tyre për lakuriqësinë: galeria ofron hapësirë ​​të veçantë ku do të mundësohet përvoja personale e zhveshjes – të gjithë vizitorët e interesuar do të kenë mundësinë para objektivit fotografik të artikulojnë përmbajtje me trupin e tyre.

Gjorgji Mitrevski merret me fotografi, kolazh, printim në sitë dhe animacion dhe deri më tani ka mbajtur disa ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit.

Ekspozita mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе