Ka ndërruar jetë Olivera Nikollova (Shkup, 1936), shkrimtare maqedonase për të rritur dhe fëmijë, një nga autoret maqedonase më të mira, më të vlerësuara dhe më të lexuara.
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së saj ka dërguar edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, i cili ka theksuar se Nikollova, e cila është doajene e kulturës maqedonase, me përkushtimin e saj shumëvjeçar në letërsi për fëmijë dhe të rritur, talenti dhe pasioni i saj, i dhanë plotësisht “pavdekësi” personazheve dhe veprave të saj letrare.
Fëmijët tanë, ne dhe besoj se shumë breza të ardhshëm do të lexojnë, do të edukohen, do të gëzohen me librat e saj, për të cilin jemi pafundësisht mirënjohës!”, ka shkruar me simpati në telegram ministri i Kulturës dhe Turizmit, Llutkov.
Olivera Nikollova, të cilën shumë e quajnë “nëna e të gjithë shkrimtarëve maqedonas”, shënoi letërsinë maqedonase në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe fillimin e shekullit të 21-të. Ajo ka diplomuar në Fakultetin filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Gjithë jetën e saj të punës e kaloi në Radio Televizionin Maqedonas, duke punuar si redaktore dhe dramaturge. Ishte anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë që nga viti 1963. Me gjithë krijimtarinë e pasur letrare, Nikollova njihet më së shumti si autore e personazhit të parë urban në letërsinë maqedonase – Zoki Poki. Nikollova mori çmime të shumta për punën e saj.