Sot ndërroi jetë Risto Stefanovski, drejtori shumëvjeçar i teatrit të Dramës Shkup, teatrolog, punëtor i teatrit dhe historian i teatrit. Nën udhëheqjen e tij, teatri I Dramës Shkup realizon rritjen më të madhe të vërtetuar nga çmimet dhe njohjet e festivaleve teatrale më prestigjoze.
Nga viti 1983 Risto Stefanovski ka qenë drejtor i përgjithshëm i teatrit kombëtar të Maqedonisë në Shkup. Është Autor i librave të shumtë në fushën e teatrit dhe ka fituar çmime të shumta, përfshirë edhe Dekoratën e qeverisë Franceze.