Muzika nga Prajsner për filmat e Kishlovskit të interpretuara nga Filarmonia

од admin_kult

Muzika e Zbignjev Prajsner e shkruar për filmat e regjisorit Kshishtof Kishllovski do të interpretohet në mbrëmje nga ora 20:00 nga Orkestra e Filarmonisë Nacionale nën dirigjimin e Nikollas Çallmers nga Anglia.

– Programi përfshin edhe “Lakrimosa” nga “Rekuiem për shokun tim”, përzgjedhje e muzikës filmike nga filmat: “Dekallog”, “Kopshti i fshehtë”, “Jeta e dyfishtë e Veronikës”, “Tringjyrësh: Blu, e bardhë dhe E kuqe”. Si soliste do të dëgjojmë Fillipa Bojll nga Anglia dhe do të performojë edhe kori “Pro Ars” – njoftojn nga Filarmonia.

Zbignjev Prajsner (1955) është një nga kompozitorët kryesorë të muzikës së filmit dhe një nga më të rëndësishmit e brezit të tij. Prajsner bashkëpunoi me regjisorin e famshëm polak Kshishtov Kishlovski në filmat e tij “Dekalog”, “Jeta e dyfishtë e Veronikës”, trilogjinë “Tringjyrësh: Blu, e bardhë dhe E kuqe”, të cilat i sollën famë ndërkombëtare. Pikërisht për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Kishlovskin shkroi veprën e tij të parë madhore, “Rekuiem për shokun tim”, të cilën e botoi në vitin 1998 për “Vorner Klasik”. Në të njëjtin vit, vepra përjetoi premierën e saj botërore në Varshavë. Vepra u publikua në CD dhe pllakë gramafoni nga shtëpia botuese “Soni Poloni”. “Rekuiem” është shkruar në nëntë strofa.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе