Institucioni Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut – Manastir do ta shënojë 90 vjetorin e themelimit në vitin 1934 me tri ngjarje madhore.
Siç informon regjisori Zoran Nikolovski, pas 15 vitesh, sërish është në dispozicion të publikut Shtëpia Përkujtimore e rikonstruktuar e heroit kombëtar Stiv Naumov, ekspozimi i së cilës përmban orenditë e ruajtura të familjes dhe dokumente të rëndësishme historike.
Ngjarja e dytë do të organizohet në mesin e nëntorit, kur do të hapet për publikun Xhamia Jeni, e cila në të ardhmen do të funksionojë si Muze i Trashëgimisë Kulturore Krishtero-Islame, ndërsa për publikun do të jenë të qasshme dhe pjesa e brendshme e cila është e restauruar, dyshemetë prej xhami brenda dhe përpara xhamisë ku janë të dukshme themelet dhe muret e kishës “Shën. Gjorgi”, si dhe përmbajtje të tjera të objektit që ndodhet në qendër të qytetit.
Më 9 dhjetor, në festën fetare të Shën Gjorgji, do të hapet kisha me të njëjtin emër të shekullit të 12-të në Kurbinovë, një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës mesjetare bizantine në Ballkan, në të cilën gjendet një afresk origjinal i engjëllit të lajmit të mirë Gavriel.