Nga data e parë deri në nëntë nëntor në Kinotekë do të mbahet “Muaji i filmit evropian”.
Këtë muaj Kinoteka, së bashku me shumë kinema të tjera në 70 qytete të ndryshme të Evropës, do të festojnë diversitetin fantastik të filmit evropian. Projekti “Muaji i filmit evropian”, i drejtuar nga rrjeti i kinemave “Europa Sinemas”, synon të prezantojë programe të veçanta, ngjarje dhe retrospektiva në qytete të ndryshme evropiane dhe përmes filmave të ndryshëm evropianë.
Këtë muaj në Kinotekë, në të ashtuquajturën “Java e Filmit”, do të prezantohen filmat japonezë.
Do të shfaqet edhe filmi maqedonas “Lena dhe Vlladimiri” i Igor Aleksovit, me skenar të Aleksandar Rusjakov, me aktorë në rolet kryesore Sara Klimoska dhe Toni Naumovski. Publiku i filmit, pas disa rrugëtimesh të suksesshme, do të ketë mundësinë të shikojë “Amvisëri për fillestarët”, projektin e ri filmik të tetovarit me adresë afatgjate ne Australi, Goran Stollevski.
Si një lloj shkëputjeje nga filmat artistikë do të shfaqet dokumentari me titullin provokues “Kanabisi çliron”.
Në vijim pasojnë filmat spanjollë me kohë të ndryshme krijimi, nga aktorë të ndryshëm, me ngjyra të ndryshme estetike. Disa ditë nga gjysma e dytë e nëntorit është veçuar për filmat e autorëve nga Gadishulli Iberik(Pirinej). Muaji Nëntor në Kinotekë do të përmbyllet me prezantimin e disa titujve nga filmografia e autores për dokumentarë, Petra Selishkar.