Muzeu i qytetit të Kratovës shënoi 25 vjet bashkëpunim të suksesshëm me Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut me një ekspozitë me mbi 1000 artefakte plastike prej guri të periudhës së vonë antike, të gjetura në lokalitetin arkeologjik Golemo Gradishte në fshatin Konjuh, Kratovë kurse drejtoresha e Muzeut Arkeologjik, Sllavica Babamova, me rastin e 100 vjetorit të ekzistencës së këtij institucioni kombëtar, ndau pllakë në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e suksesshëm dydekadash e gjysmë të suksesshëm me Muzeun e qytetit të Kratovës.
Ekspozita është e hapur për publikun që nga dje në hapësirat e shkollës “Goce Dellçev” në fshatin Konjuh, ndërsa për vizitorët dhe turistët janë përgatitur broshura.