Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot ishte në takim pune në Qendrën për Kulturë „Iljo Anteski-Smok“ në Tetovë, ku u takua me drejtorin e këtij institucioni Kombëtar, Arlind Huseini. Kostadinovska-Stojçevska ishte e infromuar për gjendjen e objektit që është ndërtuar në vitin 1973, me problemet që ballafaqohen gjatë punës, si dhe për përmbajtet kulturore që do të realizohen në periudhën në vazhdim.
Në Qendrën Kulturore të Tetovës, përmes Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës,janë miratuar projekte nga të gjithë veprimtaritë, ndër të cilat janë edhe nga një shfaqje në gjuhën maqedone dhe shqipe, ekspozita grupore dhe individuale, ndërsa do të realizohet edhe kolonia grafike Ndërkombëtare Tetovë. Janë ndarë mjetet për Mbrëmjen e xhezit amerikan, si dhe për koncertet vjetore nga fusha e veprimtarisë folklorike.
Përmes projektit për rindërtimin e konstruksionit të kulmit (kupolës) së objektit, për të cilin nga buxheti i Ministrisë së Kulturës janë ndarë 2,5 milionë denarë, si me rindërtimin e një pjese të Qendrës së Kulturës, dukshëm do të përmirësohen kushtet e funksionimit të këtij insitucioni Kombëtar. Për këto projekte janë duke u zhvilluar procedura për lidhje të marrëveshjeve, ndërsa realizimi i tyre do të bëhet në pjesën e dytë të këtij viti.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska ishte edhe në objektin e paraparë për teatër dhe bibliotekë që në këtë periudhë intenzivisht ndërtohet, sepse këtë vit janë ndarë 220 milionë denarë. Ky projekt realizohet përmes Qendrës për Kulturë Tetovë që është edhe Investitor i objektit dhe tani realizohet faza e dytë e projektit- rregullim interier me fazat përcjellëse.