Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendësi i parë i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, dhe zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, (nesër, e mërkurë, 20.3.2024) në orën 10:00 do të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Stobi”, ku zhvillohen aktivitetet për realizimin e projektit “Punimet konservim-restauruese dhe fuqizimi strukturor i Stacionit të vjetër hekurudhor dhe përshtatja e tij në qendër vizitorësh”.
Projekti, emri i plotë i të cilit është: “Europos Platino Stobi – e kaluara evropiane, e ardhmja dhe vlerat kulturore”, realizohet nga I.N lokaliteti arkeologjik “Stobi” me donacion nga Komisioni Evropian përmes organit menaxhues dhe zhvillimit të IPA për programin ndërkufitar Greqi – Maqedoni, Republika e Greqisë.
Partnerët në projekt janë: “CISS Cooperazione, Regional Development Found of Central Macedonia – Region of Central Macedonia“ и „Ephorate of Antiqes of Kilkis“.
Deklaratat për shtyp janë planifikuar për në orën 10:30.