Ministria e Kulturës ka shpallur Konkurs për financimin projektit me interes nacional, manifestimin “Qyteti i Kulturës në 2024”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të Qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të barabartë kulturor, qasshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 29 nëntor 2023 në orën 8:00 të mëngjesit, përfundimisht me 29 dhjetor 2023 në orën 11:55. Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontakt-qendrës së Portalit nacional për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës është promovimi dhe qasshmëria e kulturës maqedonase, ndërsa me projektin “Qyteti i Kulturës” forcohet zhvillimi kulturor dhe zhvillimi i turizmit në nivel lokal, ndërsa bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të komunave në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2023 ishte Krusheva, programi kompleks dhe gjithëpërfshirës i së cilës u zhvillua nën moton “Krusheva – monument i gjallë i kulturës”. Komuna e Krushevës, në vitin kur u shënua 120 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit, pulsoi në ritmin e kulturës maqedonase dhe promovoi identitetin dhe veçantinë maqedonase.