Në interes të informimit të saktë dhe të drejtë, dhe lidhur me reagimet e caktuara pas vendimit për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2024, Ministria e Kulturës dhe Turizmit informon se në përputhje me nenin 12 të Ligjit për Çmimet Shtetërore, Çmimet shtetërore jepen nga komisionet, të cilat përbëhen nga Kryetar dhe 12 anëtarë.
Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e personave të shquar nga fushat për të cilat jepen çmimet. Mandati i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve zgjat dy vjet. Puna e Komisionit është publik. Komisionet marrin vendime për dhënien e çmimeve me votim të fshehtë, nëse nuk konstatojnë se votimi duhet të jetë publik.
Në nenin 19 të ligjit thuhet se Ministria e Kulturës dhe Turizmit kryen vetëm punët profesionale, financiare dhe administrative lidhur me dhënien e çmimeve.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën me dije se Komisionet për ndarjen e çmimeve shtetërore punojnë në mënyrë të pavarur, të lirë dhe transparente.
Mandati i Komisioneve është dy vjet. Bordi për çmimin “Meto Jovanovski” është emëruar më 2 nëntor 2023 dhe mandati i tij përfundon në të njëjtën datë në vitin 2025.
Njoftohet opinioni se Komisioni aktual për ndarjen e çmimit “Meto Jovanovski”, i cili jep mirënjohjen më të lartë për arritjet afatgjata në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut, përbëhet nga: Aleksandra Cvetanovska, kryetare dhe anëtarë: Aleksandra Bubevska, Filip Stojanovski, Lulzim Haziri, Ana Avramovska, Ashmed Elezovski, Angell Dimitrievski, Tamara Çausidis, Petar Barllakovski, Natasha Boshkova, Margarita Gullevska, Vera Koco dhe Rumena Gjerdovski-Kojçeski.