Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot në faqen e saj të internetit shpalli Konkursin për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia, e cila do të mbahet nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026, në organizim të “Bienalja e Venecias” (La Biennale di Venezia).
Ekspozita ndërkombëtare e artit do të mbahet me temën “Në tonalitete të molit” të përcaktuar nga kuratori i ekspozitës Kojo Kuh (Koyo Kouoh).
Konkursi do të zhvillohet nga 31.5.2025 deri më 30.6.2025 përfshirë.
Rezultatet e Konkursit do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.