Ministri Llutkov u takua me ambasadorin e Turqisë, Ullusoj

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, pati takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj, në të cilin u ndanë përvojat e bashkëpunimit tradicional dhe të gjatë në të gjitha aktivitetet kulturore ndërmjet dy vendeve.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe perspektivat që i hapen Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë, duke pasur parasysh situatën e njëjtë në Republikën e Turqisë, e cila është një nga vendet lider në promovimin e vlerave të veta, pikërisht nëpërmjet integrimit të kulturës me turizmin.

Ministri Llutkov theksoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, korniza ligjore në të cilën ato bazohen dhe marrëdhëniet kulturore janë vlera themelore për besimin dhe forcimin e lidhjeve në të gjitha sferat e jetës kulturore. U theksuan projektet që janë urë lidhëse për afrimin e popujve të dy vendeve, si aktivitetet e QKI-së maqedonase në Stamboll dhe shoqatave turke në Maqedoni, si dhe veprimtaria përkthimore e botimeve letrare në të dyja gjuhët.

Kujdesi për komunitetin turk në vendin tonë u theksua përmes ndërtimit të Teatrit Turk, i cili do t’i japë një prej ansambleve më të vjetra teatrore në vend një objekt me standardet më moderne. Ndër projektet që forcojnë marrëdhëniet mes dy kulturave është edhe rindërtimi i Shtëpisë Përkujtimore të Qemal Ataturkut në fshatin Koçaxhik.

Ministri Zoran Llutkov dhe ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj, ranë dakord që në të ardhmen, përmes organeve të përbashkëta specifike, të intensifikohen proceset tashmë të nisura për promovimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës dhe turizmit ndërmjet dy vendeve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе