Ministri Llutkov u takua me ambasadorin e Austrisë, Pamer

од admin_kult

Ministri Llutkov dhe ambasadori Pamer u angazhuan për thellimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve dhe për shumë projekte dhe iniciativa të reja që do të promovojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer, me të cilin kanë ndarë kënaqësinë për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë në fushën e kulturës mes dy vendeve.

Në takimin, i cili u zhvillua në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, ministri Llutkov e njoftoi ambasadorin Pamer për prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në periudhën e ardhshme, duke theksuar se resurset në kulturë do të synojnë ngritjen e nivelit të funksionimit të institucionet dhe krijimin e produksioneve dhe programeve cilësore që do të mundësojnë promovimin dhe afirmimin efektiv të kulturës maqedonase.

Ministri Llutkov theksoi se theks i veçantë do të jetë integrimi i turizmit në kulturë, zhvillimi i të gjitha llojeve të turizmit me theks në turizmin kulturor. Në këtë kuptim, ai theksoi se përvojat që ka Republika e Austrisë në këtë sferë do të jenë veçanërisht të dobishme për vendin tonë, duke pasur parasysh faktin se në periudhën e ardhshme Qeveria ka plan serioz për promovimin intensiv të potencialeve të saj në kontekst ndërkombëtar.

Në takim u aktualizua çështja e Programit për bashkëpunim në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit, i cili aktualisht është duke u harmonizuar dhe i cili duhet të nënshkruhet në periudhën e ardhshme, i cili do t’i japë një shtysë shtesë marrëdhënieve të ndërsjella.

Ambasadori Pamer e informoi ministrin Llutkov për projektet që Ambasada austriake i realizon me qëllim të afrimit të kulturave të dy vendeve, ndërlidhjes, përkatësisht rrjetëzimit të punonjësve të kulturës, si dhe për projekte nga fusha të tjera, shkencë dhe arsim.

Në frymën e përkujtimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këtë vit, siç informoi ambasadori Pamer, në tetor do të hapet një bibliotekë e re austriake në kuadër të USHKM-së dhe ekspozita e veprave të artit bashkëkohor austriak të vitit 1945 të mbahet nga viti deri më sot.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе