Ministri Llutkov u takua me ambasadoren e Republikës Çeke, Lludva

од admin_kult


Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Lludva, i cili u zhvillua në atmosferë të ngrohtë dhe konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, në sferën e kulturës.Ministri Llutkov e njoftoi ambasadorin Lludva me procesin e integrimit të turizmit me kulturën, duke theksuar drejtimet dhe prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit dhe Promovimit të Kulturës në korniza më të gjera.


Ambasadori Lludva shprehu gatishmërinë për të mbështetur iniciativat politike në kulturë dhe turizëm dhe për të promovuar bashkëpunimin në këtë fushë. Në takim, si përvojë jashtëzakonisht pozitive e besimit dhe miqësisë reciproke, u theksua dhurimi i një pianoje “Petroff” për Operën dhe Baletin Kombëtar, të iniciuar nga Çekia, me një pjesë të kompanive maqedonase. Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e këtij lloj bashkëpunimi në fushën e mirëmbajtjes së pianos në institucionet tona, të cilat janë të markës së njohur çeke, “Petrof”.


Ministri Llutkov dhe ambasadori Lludva premtuan intensifikimin e bashkëpunimit kulturor, i cili është i rregulluar me Marrëveshjen e vitit 2009 ndërmjet ministrive të kulturës të dy vendeve, e cila është me vlefshmëri të pacaktuar.
Kjo Marrëveshje hapi mundësi bashkëpunimi në të gjitha fushat e kulturës, ndërmjet institucioneve kulturore, shoqatave civile dhe artistëve të shquar nga të dy vendet. Kjo Marrëveshje specifikon bashkëpunimin ndërmjet Komisioneve Kombëtare të UNESCO-s në të dy vendet.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе