Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, sot në atmosferë miqësore dhe konstruktive ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Rafael Soriano Ortiz, në të cilin u shpreh angazhimi i të dyja palëve për të nxitur bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe turizmit.
Në takim, ministri Llutkov e njoftoi ambasadorin Ortiz për reformat që po bëhen në Ministri, në drejtim të zgjerimit të kompetencave në fushën e turizmit, duke theksuar potencialin e madh për zhvillimin e turizmit kulturor, i cili do ta bëjë vendin tonë më të dukshëm në kontekstin evropian.
Ambasadori spanjoll ndau përvojat pozitive në fushën e turizmit të Mbretërisë së Spanjës që kontribuojnë në përfitime të mëdha ekonomike për vendin dhe, në këtë kuptim, i bëri ftesë ministrit Llutkov për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar për Turizëm dhe Tregti (FITUR), që do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm në Madrid. Në të njëjtën kohë, ambasadori Ortiz nënvizoi nevojën e vendosjes së linjave ajrore direkte mes dy vendeve, për të përfituar përfitime të konsiderueshme ekonomike.
Në takim, bashkëbiseduesit konfirmuan çështjen e nënshkrimit të një dokumenti dypalësh për bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe turizmit, i cili do të modelojë kornizë formal-ligjor për bashkëpunim më të pasur institucional mes dy vendeve, por nevojën për realizimin e një bashkëpunimi më të përbashkët, iniciativa në të cilat do të marrin pjesë artistë nga të dy vendet. Gjithashtu, ministri Llutkov shprehu besimin se praktika e suksesshme e prezantimit të kulturës maqedonase në të kaluarën do të vazhdojë edhe në të ardhmen me realizimin e Ditëve të Kulturës Maqedonase, por edhe me projektin jashtëzakonisht të rëndësishëm “Shkupi – Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2028”, me çka edhe një herë do të konfirmojmë gatishmërinë tonë për t’u integruar në familjen evropiane.