Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e Izraelit, N. E. Simona Frankell, e cila theksoi lidhjet e mira kulturore që i kanë dy vendet, si dhe mbështetjen e një numri të madh projektesh nga të gjitha aktivitetet kulturore.
Në atmosferë miqësore u diskutua për përkujtimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 2025 dhe bashkëpunimin me këtë vend, i cili rregullohet me Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës.
Ministri Llutkov dhe ambasadorja Frankelk e aktualizuan çështjen që do të hapet në të ardhmen, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të bëhet rregullim shtesë, ku aktiviteti kulturor do të ndahet me marrëveshje të veçantë. Ambasadorja shprehu kënaqësinë e madhe për këtë zgjidhje dhe për aktivitetet që çojnë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, por edhe në fushën e turizmit.
Ajo për të cilën do të përpiqen të dyja palët është krijimi i lidhjeve më të lehta për zhvillimin e turizmit kulturor. Ambasadorja Frankell tregoi se në të ardhmen do të shqyrtohet mundësia e trajnimit dhe përmirësimit të stafit profesional të arkeologëve, restauruesve dhe konservatorëve në Izrael.