Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot në promovimin e rrugës së biçikletave “Trans Dinarika” theksoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit në këtë projekt sheh mundësi të shkëlqyer për promovimin e turizmit rekreativ, objekteve historike dhe përvojat e larmishme në vendet nëpër të cilat kalon shtegu, por edhe fuqizimin e ekonomisë lokale, krijimin e mundësive të punësimit dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.
“Kjo rrugë mundëson të njiheni me peizazhet e bukura të vendeve të Ballkanit Perëndimor, traditat e ndryshme, ushqimin dhe historitë nga ky rajon. Shumë vizitorë, për të cilët disponohet edhe navigacion digjital, për herë të parë mund të kalojnë nëpër vende të UNESCO-s, fshatra dhe parqe kombëtare”, ka deklaruar ministri Llutkov, i cili shprehu besimin se para nesh ka ende shumë nisma të përbashkëta në sektorin e turizmit me të cilin do të tregojmë se vetëm të bashkuar mund ta paraqesim Ballkanin Perëndimor si destinacion tërheqës turistik dhe kulturor”.
Duke theksuar se për herë të parë që nga pavarësia e vendit, Qeveria ka Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, gjegjësisht ne po e integrojmë sektorin e turizmit në sektorin e kulturës, Llutkov theksoi se kjo Qeveri e ka njohur turizmin si shtyllë të rëndësishme për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, por edhe faktor për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.
“Angazhimet tona janë politika, masa dhe projekte cilësore që synojnë përmirësimin e infrastrukturës turistike të vendit tonë si destinacion tërheqës turistik për vizitorët e huaj”, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, duke shtuar se ngjarje të tilla dhe projekte ndërkombëtare janë me përfitim të madh për të përvetësuar përvoja të reja dhe praktika të mira për zhvillimin e segmenteve të ndryshme të turizmit.
“Besoj se turizmi maqedonas, si dhe turizmi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka të ardhme të ndritshme dhe të bashkuar. Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit janë të hapura për bashkëpunim në projekte që zhvillojnë turizmin e qëndrueshëm, duke respektuar mjedisin dhe komunitetet lokale. Si ministër i Kulturës dhe Turizmit do të bëj gjithçka që është në fuqinë tonë për të zhvilluar potencialin e kësaj rruge në të ardhmen”, tha ministri Llutkov, duke shtuar se ne jemi vend i vogël që mund të ofrojë shumë dhe kjo rrugë është pasurim real i ofertës turistike”.
Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larsson Jain dhe menaxheri i programit të programit “Reconomi”, Paulo Rodriguez, folën në aktivitetin promovues.
Rruga e çiklizmit “Trans Dinarika” është projekt i Programit rajonal “Reconomi” i mbështetur financiarisht nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim për Zhvillim, zbatuar dhe menaxhuar nga organizata zvicerane e zhvillimit ndërkombëtar “Helvetas”, në vendet e Evropës Lindore dhe Ballkani Perëndimor. Itinerari lejon kalimin me biçikletë 5000 kilometra nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë 605 kilometra përmes vendit tonë.