Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend.
Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer institucional, në të gjitha nivelet dhe fushat, në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të mbështetura nga agjenci të shumta të OKB-së, veçanërisht në sferën e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Ministri Llutkov theksoi rëndësinë e integrimit të kulturës dhe turizmit. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë zhvillimit të turizmit kulturor, si një nga prioritetet e qeverisë së re, zhvillimit të turizmit transit dhe promovimit të vendit në botë.
Koordinatorja e përhershme e OKB-së, Duxhak, theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer, veçanërisht duke iu referuar aktiviteteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e “trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit”.
Llutkov dhe Duxhak ranë dakord se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një prioritet kryesor që ofron mundësi të mëdha për bashkëpunim të ndërsjellë, duke përfshirë promovimin e burimeve natyrore që posedon vendi ynë.
Avancimi i marrëdhënieve mes vendit tonë dhe OKB-së vazhdojnë me aktivitete të intensifikuara në zbatimin e Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2021-2025, si dokumenti kryesor strategjik që përcakton punën e sistemit të OKB-së në vend.