Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në zyrën e tij i ka dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit zëvendësministrit të sapoemëruar të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani.
Duke i prezantuar prioritetet në punë, ministri Llutkov theksoi se bashkëpunimi i mirë me punonjësit e kësaj ministrie do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se Sulejmani e ka kryer këtë funksion për një periudhë të caktuar në vitet e kaluara.
Ministri Llutkov theksoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit përballet me sfida të shumta që duhet të realizohen me përkrahje të përbashkët në interes të kulturës dhe qytetarëve të këtij vendi.