Në Parkun e rinisë në Veles, dje në mbrëmje është hapur zyrtarisht edicioni i 19-të i Festivalit folklorik ndërkombëtar “Veles 2024”.
Në prani të mysafirëve të shumtë, Festivalin e shpalli të hapur ministri Zoran Llutkov, i cili shprehu kënaqësinë që me kalimin e viteve ky festival është shndërruar në përfaqësues të vërtetë të traditës folklorike të popujve të disa vendeve të botës, duke theksuar se Ministria i Kulturës dhe Turizmit mbetet i hapur për të mbështetur të gjitha projektet që afirmojnë traditën kulturore dhe veçantinë e të gjithë faktorëve.
– Nuk ka gjë më të bukur sesa të përçojmë brez pas brezi të gjithë trashëgiminë kulturore që na identifikon, që na bën të veçantë dhe të dallueshëm në mozaikun kulturor evropian, por edhe botëror. Çdo vend, çdo kulturë është e veçantë pikërisht për shkak të ngjyrave të vlerave kulturore që ne kemi për obligim t’i ruajmë, t’i kultivmojmë dhe t’ua përcjellim brezave të ardhshëm- është shprehur Llutkov.
Përmes paraqitjes së artistëve të rinj, siç tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, do të njihemi me bukurinë e traditës folklorike, muzikës, këngës dhe gjithçka që është karakteristikë e vendeve nga vijnë, duke pasuruar kështu jetën kulturore në Veles.
Duke i përgëzuar organizatorët për përkushtimin e tyre në realizimin e Festivalit, Llutkov pjesëmarrësve u uroi qëndrim të këndshëm në Maqedoni dhe Veles ndërsa vizitorëve momente të paharrueshme me muzikën dhe vallëzimin nga vendet pjesëmarrëse.
Llutkov shprehu besimin se Festivali folklorik ndërkombëtar “Veles 2024” do të vazhdojë të jetë ngjarje gëzimi dhe lumturie në të ardhmen, ku do të krijohen kujtime që do të mbeten kujtesë e përhershme në historinë e manifestimit.